Ndërsa për këtë ka reaguar deputetja Kadriu, të cilin po ua sjellim më poshtë:
Qytetarë të nderuar,
Fjalimet e mia, si deputete e pavarur në Kuvendin e Kosovës, si dhe nisma ime për krijimin e Komisionit hetimor parlamentar për evazionin fiskal, kontrabandën, korrupsionin dhe krimin e organizuar I paskan shqetësuar jashtë mase kompanitë e lidhura me krimin e organizuar dhe politikanë të caktuar. Unë asnjë emër konkret nuk kam përmendur, sepse e kam ditë qartë se ata do të identifikohen vetë. Tani sapo mora informatën se njëra nga këto kompani , të lidhura me krimin dhe të “fortit” e këtij vendi paska shpërndarë billborde me shkurtesat e emrit tim.
Burime të afërta me këto kompani më njoftuan që të kam kujdes ,sepse dicka serioze është duke u përgatitur. Si zë kritik në Kuvend po planifikojnë të më “heqin qafe”(dicka e ngjashme si në Shqipëri).
Nëse dikush e ka menduar se unë do të zmbrapsem, e kanë gabim! Unë në Kuvendin e Kosovës jam zë I qytetarëve të këtij vendi dhe asnjë kërcënim e ofendim nuk do të më ndal që të mbetem gjithmonë zë i fuqishëm I qytetarëve kosovarë.
Në një shtet me sistem të konsoliduar të drejtësisë, shkelësit e ligjit do të përgjigjeshin deri në pikën e fundit, por në një shtet si ky yni, mashtruesit, dallaveraxhinjtë, linçuesit publikë dhe mentorët e tellallët e tyre, ia dalin të fyejnë e të dalin pa u lagur.
Falë një drejtësie të kapur deri në fyt, të zbehtë e të pafuqishme, të inkriminuar e të korruptuar, shpërdoruesit e buxhetit, abuzuesit e pushtetit, rrënuesit e demokracisë, mbeten ende të paprekshëm. Ata po e mbajnë peng të ardhmen tonë të përbashkët, perspektivën e fëmijëve tanë, prandaj duhet ta luftojmë këtë të keqe të madhe që ka zënë rrënjë thellë, në çdo qelizë të Republikës sonë.
Me respekt,
Margarita Kadriu
Shfuqizimi i Ligjit për Konfiskimin e Pasurisë, sipas njohës...
Kontratë rekorde, Saka do të bëhet më i paguari në historinë...
Aksi Ferizaj–Gjilan i pakalueshëm, rrugët tjera në Ferizaj t...
27 vite nga vrasja e Enver Malokut, Abdixhiku nderon jetën d...
Maqedoni e Veriut, mbahen zgjedhjet lokale në 4 komuna
SHBA-ja njofton për sulme “në shkallë të gjerë” kundër IS-it...