Dita Botërore e Varfërisë e gjen Kosovën në një shkallë të lartë të papunësisë dhe varfërisë.
Sipas raportit të fundit të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, thuhet se 30 për qind ka arritur varfëria e përgjithshme në Kosovë kurse varfëria ekstreme kalon 10 për qindëshin, përcjell arbresh.info
Varfëria dhe papunësia kanë bërë që për shumë familje kosovare adresa e vetme për të kërkuar ndihmë të jetë Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale.
Nga kjo ministri thuhet se mbi 26 mijë familje në Kosovë aktualisht gëzojnë asistencë sociale ku gjithsej janë 107 mijë e 699 anëtarë.
Musa Demiri, Udhëheqës i Divizionit për Komunikim Publik në Ministrinë e Punës Dhe Mirëqenies Sociale tha se krahasuar me vitet e kaluara, ka një rënie të dukshme të kërkesave për asistencës sociale.
“Në listën e shfrytëzuesve (familjeve) të ndihmës sociale për muajin shtator 2016 kanë qenë 26.344 familje, me 107.699 anëtarë të familjes, kurse shuma vetëm për këtë muaj ka qenë 2.392.950,00 €. Krahasuar me vitet e kaluara, ka një rënie të dukshme të numrit të shfrytëzuesve të asistencës sociale”, tha Demiri për Arbresh.info.
Pagesa e shumës mujore për ndihmë sociale përcaktohet sipas numrit të anëtareve dhe vlerës së pikëve. Vlera e një (1) pike është e barabartë me një euro e njëzetepesë cent (1.25) euro.
Bazuar në numrin e anëtarëve dhe numrin e pikëve që ka familja në Skemën e Ndihmës Sociale, shuma mujore e pagesës së ndihmës sociale për një familje do të jetë si vijon:
| Familja me | Numri i Pikëve | Shuma në Euro |
| Një (1) anëtar | 40 | 50.00 |
| Dy (2) anëtarë | 55 | 68.75 |
| Tre (3) anëtarë | 60 | 75.00 |
| Katër (4) anëtarë | 65 | 81.25 |
| Pesë (5) anëtarë | 70 | 87.50 |
| Gjashtë (6) anëtarë | 75 | 93.75 |
| Shtatë (7) anëtarë | 80 | 100.00 |
| Tetë (8) anëtarë | 85 | 106.25 |
| Nëntë (9) anëtarë | 90 | 112.20 |
| Dhjetë (10) anëtarë | 95 | 118.75 |
| Njëmbëdhjetë (11) anëtarë | 100 | 125.00 |
| Dymbëdhjetë (12) anëtarë | 105 | 131.25 |
| Trembëdhjetë (13) anëtarë | 110 | 137.50 |
| Katërmbëdhjetë (14) anëtarë | 115 | 143.75 |
| Pesëmbëdhjetë (14) anëtarë | 120 | 150.00 |
Sipas Kombeve të Bashkuara, 17 tetori i çdo viti shënon Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë./Arbresh.info
Rritet bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri për mbikëqyrjen e sëmund...
Kuvendi mblidhet nga ora 17:00 në seancë konstituive
Në 2026 mbahet stërvitja e parë trilaterale Shqipëri–Kosovë–...
Naim Murseli pranon se ka shpifur për tradhtinë e Liridona A...
Parlamenti Evropian miraton një kredi prej 90 miliardë euro ...
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Sabri Fejzullahu: Ata janë ...