Asamblistët e Kuvendit Komunal të Graçanicës dhanë betimin sot në një seancë ceremoniale dhe morën detyrën në Kuvendin Komunal për katër vitet e ardhshme. Kryetari i sapozgjedhur i Graçanicës nga Lista Srpska, Novak Zhiviq, gjithashtu dha betimin.
Thirrja e re e Kuvendit Komunal të Graçanicës përbëhet nga 19 asamblistë – 13 nga Lista Srpska, katër nga Aleanca për Shqiptarët dhe dy deputetë nga partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.
“Deklaroj solemnisht se do t’i kryej detyrat e mia dhe do t’i përdor kompetencat e mia si asamblist i Kuvendit Komunal të Graçanicës, me nder, besnikëri, paanshmëri, ndërgjegje dhe sipas ligjit, me qëllim që të mundësoj krijimin e kushteve për një jetë paqësore për të gjithë qytetarët”, thuhet në betim të dhënë nga asamblistët.
Novak Zhiviq merr detyrën e Kryetarit të Komunës së Graçanicës nga Ljiljana Zhubariq, e cila ka qenë në krye të komunës për katër vitet e fundit.
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojl...
Ardit Tahiri prezantohet tek Kolos Kovalinka