Kandidati për kryetar të komunës së Fushë Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besnik Osmani, ka zhvilluar një takim me qytetarët, ku ka prezantuar zotimet e tij dhe kandidatët për asamblenë komunale.
Osmani u shpreh i inkurajuar nga mbështetja që po merr nga banorët e komunës, duke e cilësuar atë si një tregues të qartë të besimit që qytetarët kanë në ofertën e LDK-së, shkruan Arbresh.info.
“Një takim fantastik me banorët e qytetit tonë, ku prezantuam zotimet tona dhe kandidatet që do ta përfaqësojnë me dinjitet komunitetin,” tha Osmani.
Ai theksoi se përkrahja e madhe që po marrin nga qytetarët është një shtysë e fuqishme për të ndërtuar një qeverisje të përgjegjshme dhe transparente.
“Përkrahja e madhe që po marrim na jep edhe më shumë besim se qeverisja jonë e përgjegjshme do të jetë falënderimi më i mirë për këtë mbështetje të madhe,” deklaroi ai.
Osmani përmbylli takimin me një thirrje për mobilizim qytetar, duke theksuar numrin e LDK-së në fletëvotim dhe sloganin e fushatës:
“Lidhja Demokratike e Kosovës, 113 është numri. Fushë Kosova PËRTEJ!”
Zgjedhjet lokale pritet të zhvillohen së shpejti, ndërsa gara për kryetar të Fushë Kosovës është intensifikuar, me LDK-në që synon kthimin në qeverisje në këtë komunë./Arbresh.info
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit