Pak ditë në kryeqytet i kanë mjaftuar për të parë potencial në liderët dhe shoqërinë civile. Ka fjalë të mira, por e pranon se ngecjet duhet kaluar dhe se komuniteti gej, lezbik, transgjinor e biseksual duhet pranuar nga popullata në Kosovë. Randy Berry është i pari i dërguar special i vetë Departamentit të Shtetit Amerikan për çështjet e komunitetit LGBT, dhe për pak ditë qëndroi në Kosovë në një vizitë frytdhënëse. Berry ka nisur këtë punë në vitin 2013 dhe që atëherë është angazhuar për kauzën e tillë.
Në Kosovë, së fundmi në një studim nga kompania franceze IPSOS ka dalë që 97 % e kosovarëve nuk do ta pranonin fëmijën e tyre si homoseksual. Berry ka një diskurs tjetër, më relaksues. Ai thotë se Kosovës do t’i duhet ndryshimi drejt komunitetit LGBT edhe për integrimin e tij në Evropë. Ai është vetë prind, dhe ka një mesazh të qartë për prindërit e atyre që i përkasin komunitetit LGBT në Kosovë. Në këtë intervistë, Berry ka ndarë disa minuta për gazetën “Zëri”, duke na treguar më shumë për angazhimin e tij dhe ndryshimet që duhet të pësojë shoqëria kosovare karshi komunitetit LGBT.
Zëri: Gjatë qëndrimit në Kosovë keni takuar përfaqësues politikë dhe të shoqërisë civile, mes tjerash. Takimet tuaja në Kosovë në fakt kanë nisur me ta. Na tregoni pak mbi këtë diskurs që e keni marrë nga qeveritarët, në bashkëbisedimin tuaj mbi Kosovën dhe sidomos mbi komunitetin LGBT (gej, lezbik, transgjinor e biseksual).
Berry: Mendoj se kam tepër fat që kam ardhur këtu në një kohë interesante sa i përket qasjes së Kosovës ndaj këtyre çështjeve. Është hera e parë që vi këtu dhe natyrisht që nuk mund të flas me autoritet të madh, por kam pasur qasje të jashtëzakonshme dhe mundësi që të bisedoj me udhëheqësit e lartë, me përfaqësuesit e shoqërisë civile, si dhe me të rinjtë për çështjet me të cilat përballet Kosova tash…
Punëtorët e Spitalit të Mitrovicës protestojë pas sulmit nda...
Tërmet në Shqipëri
Integrimi në BE, Rama paralajmëron sfida për prodhuesit ushq...
Interi dëshiron një sulmues me vlerë 40 milionë euro
NATO-ja shqyrton krijimin e “Rojës së Arktikut” për t’i zbut...
Refuzohet propozimi i mbrojtjes për t’i dëgjuar nëntë dëshmi...