Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka reaguar ndaj dekorimeve që po i bën presidenti Hashim Thaçi, me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë. Berisha në një status në Facebook ka thënë se Thaçi nuk e ka ndarë asnjë dekoratë për shqiptarët katolikë.
“Nga lista e gjatë e të dekoruarve të Hashim Thaçit, në përpjekjet e shqiptarëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, po del që shqiptarët tradicionalë katolikë, më së buti thënë nuk paskan qenë këndej pari… të tjerat nënkuptohen. ”, ka shkruar Berisha në Facebook.
Ai ka thotë se këtë reagim po e bën për të evidentuar se Thaçi nuk ndau asnjë dekoratë për katolikët.
“Nga ana ime qëllimi është evidentimi!”.
Osmani prezanton Kreshnik Çollakun në rrugëtimin e LDK-së pë...
Ndalohet autobusi Turqi–Prishtinë, kapen fustane dhe vello t...
Qalibaf: SHBA-ja s’ka alternativë tjetër përveç se të pranoj...
Dallaveret me patent shoferë, ngrihet aktakuzë ndaj shumë zy...
Ferizaj: 1477 gjoba për një javë ndaj shoferëve
Ramush Haradinaj përkujton Agron Rrahmanin: Hero që jetën ia...