Gazetari dhe Analisti, Ridvan Berisha beson se më lehtë mund të arrihet një marrëveshje me Serbinë, sesa të bëhen hapa konkret në shëndetësi.
“Më lehtë e kam idenë se mund të arrijmë marrëveshje me Serbinë se sa të shohim vullnet të vendosur nga kjo Qeveri e nga ky ministër shëndetësie për të bërë hapa konkret, të matshëm në këtë sektor mjaft jetik për shëndetin e popullsisë. Çështja e dytë ngreh shqetësime të justifikueshme nga stafi shëndetësor për sa i takon indiferencës që e ka kjo Qeveri”, shkruan Berisha në Facebook.
Sipas tij, gjatë një dite pune, një noter arkëton mijëra euro, ndërsa mjekët e stafi gjegjës tjetër shëndetësor trajtohen përfundimisht me përbuzje dhe kjo vërtetë është e papranueshme, shkruan arbresh.info
“Paramendoni, gjatë një dite pune, një noter arkëton mijëra euro ndërsa mjekët e stafi gjegjës tjetër shëndetësor trajtohen përfundimisht me përbuzje dhe kjo vërtetë është e papranueshme. Vet shteti më herët e edhe tani po e legjitimon këtë pabarazi, efektin e së cilës po e shohim në trendet në rritje të eksodit të mjekëve, infermiereve, etj, etj. Çështja e tretë ka të bëjë me vendosjen e ligjshmërisë në SSHKUK, gjithë ato raporte auditorësh për abuzim me paranë publike dhe ministri soditë sikur të ishte përfaqësues i ndonjë OJQ-je. Nuk ka masa as ndaj menaxhmentit e bordit të SSHKUK-së”, shkruan ai./arbresh.info/

Policia po i heton dy raste të vdekjeve, një në Prizren e nj...
U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – ...
Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më li...
Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja
Haxhiu bën homazhe dhe shkruan në Librin e Zisë për Rexhep Q...