Kompleksi Memorial i Jasharajve buzë rrënimit, kullat janë në gjendje të rëndë.
Pavarësisht se kanë kaluar 22 vjet nga rënia heroike e familjes Jashari, gjendja e Kompleksit Memorial të kësaj familjeje në Prekaz, është e rëndë dhe buzë
Kullat, në të cilat Jasharajt ishin përballuar me forcat serbe, kanë filluar të kenë çarje të mureve, rënie të llaçit nga muret dhe dëmtimi serioz të çatisë, si pasojë e reshjeve atmosferike, ndërsa shteti vazhdon të bëjë “gjumë”.
Siç duket për të treguar gjendjen jo të mirë të kullave, sot kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, djali i Hamëz Jasharit, ka publikuar një storje në Facebook ku tregon fotografi të shtëpisë së demoluar, ndërsa ka shkaruar |22 vite pas?”
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës një muaj më parë në një nga mbledhjet e saj ka shqyrtuar propozim-vendimin për themelimin e komitetit ndërministror për përzgjedhjen e projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
Kryesues i këtij komiteti është emëruar Besnik Tahiri, zëvendëskryeministër i parë i Kosovës./arbresh.info/

Yll Limani publikon albumin e ri “Thirrëm Sot ose Nesër”
Më 22 dhjetor mbahet seanca e Supremes për rastin ndaj Darda...
Kosova merr Presidencën e Këshillit të Ministrave të Komunit...
Kurti: Masat ishin të padrejta që nga fillimi – të përkushtu...
Asociacioni – edhe pengesë, edhe urë drejt BE-së
OEK: Aktgjykimi i Supremes nuk guxon të interpretohet në mën...