Bekim Jashari, djali i Hamzë Jasharit ka demantuar lajmin që po qarkullon në media se ai ka pasur një aksident trafiku në njërin prej fshatrave të Drenasit.
Në një prononcim për “Indeksonline”, ai ka thënë se nuk ka qenë i përfshirë në këtë aksident, mirëpo aty ka qenë një familjar i tij, nga Jasharët.
“Jo nuk është e vërtete. Unë jam në shtëpi shëndosh e mirë. Por në këtë aksident ishte djali i axhës, Bashkimi. Por ky tani është shëndosh e mire. Kurse atyre të tjerëve ju urojmë shërim sa më të shpejt”, ka thënë ai për “Indeksonline”
Ndryshe, në media ka qarkulluar lajmi se në fshatin Zabeli i Ulët, komuna e Drenasit, djali i Hamëz Jashari ka pësuar lëndime.
Kosovari humb jetën tragjikisht në një aksident në Zvicër
Dënimet e përjetshme forcojnë parandalimin e krimit
Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Yllka Fejzullah...
Futbollistja kroate bëhet virale me paraqitjen në Coachella
Gjykimi i krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Fola me Trumpin, ...
FEMSH kërkon ndërhyrje urgjente nga qeveritë për krizën e çm...