Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Bajram Gecaj, ka vizituar komunën e Skenderajt, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari.
Gjatë këtij takimi, kryetari Jashari e njoftoi zëvendësministrin Gecaj, për gjendjen aktuale të komunës së Skenderaj, sidomos për masat që ka ndërmarrë komuna për tejkalimin e kësaj situate. Ai tha se aktualisht të gjithë të prekurit me COVID-19 janë shëruar, duke rezultuar kështu negative edhe në të gjitha testet e bëra.
Ndërsa zëvendësministri Gecaj ofroi mbështetjen e tij dhe të MPBAP-së, që kjo situate të tejkalohet sa më mirë në koordinimin me të gjitha komunat e Kosovës. Ai tha se po vazhdon trendi i rënies së qytetarëve të infektuar me këtë virus dhe për këtë i falënderon qytetarët për disiplinën që kanë treguar këto ditë dhe kërkoi që kjo të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
Zëvendësministrin Gecaj dhe kryetari Jashari vizituan stacionin policor në Skenderaj dhe në fund të takimit, nderuan familjen Jashari duke bërë homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Greqi, fermerët bien dakord për takim me kryeministrin Mitso...
“Ishte në mes edhe tradhtia”, Alba tregon gjithçka për bashk...
Sorensen takoi edhe komandantin e KFOR-it në vizitën e tij n...
Lushaku-Sadriu: Kushdo që ka ambicie për ta drejtuar LDK-në ...
Arrestohen dy shqiptarë për vjedhje makinash në Zvicër dhe I...
Aeroporti i Cyrihut me rekord udhëtarësh