Partia Demokratike e Kosovës, sot, përmbylli zgjedhjet e brendshme në Degën e Vitisë, ku me shumicë të votave të delegatëve, kryetar i Degës me vota të fshehta u zgjodh, Bekim Azizi.
Kuvendi i degës së PDK-së në Viti, zgjodhi edhe Këshillin drejtues me 57 anëtarë si dhe 12 delegatë për Kuvendin e përgjithshëm.
Punimet e Kuvendit zgjedhor të degës, në emër te kryetarit Kadri Veseli, i përshëndeti nënkryetari i partisë, Hajredin Kuçi, njëherësh edhe kryetar i Komisionit Qendror të PDK-së për zgjedhje.
Në emër të degës së PDK-së në Viti, delegatët i përshëndeti Skenderbe Hebibi i cili përshkroi procesin zgjedhor, ku u mbajtën 31 kuvende nëndegësh me mbi 1200 pjesëmarrës të cilët zgjodhën 137 përfaqësues në kuvend.
Hebibi theksoi po ashtu se po rikonfirmohet platforma Dekada e Re, si vizion i së ardhmes të anëtarësisë së Degës dhe qytetarëve të kësaj komune.
Platforma e PDK-sē, Dekada e Re dhe vizioni i liderit Kadri Veseli, ka për qëllim zhvillimin e qëndrueshëm, ofrimin e hapësirës për kuadro të reja të cilat do të jenë në shërbim të ndërmarrësisë, ideve inovatore të qytetarëve brenda vlerave integruese, me besim dhe zhvillim.

Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave
Saka do të bëhet lojtari më i paguar në histori të Arsenalit...