Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, ka takuar legjendat e sportit të Mitrovicës.
Përmes një postimi në facebook, Hamza ka thënë se për brezin e tij, sporti ishte frymë shoqërore dhe sportistët ishin ata që ndërtonin krenarinë kombëtare dhe jepnin mesazhe të qarta politike për kundërshtarët e kohës.
Postimi i plotë:
Sportin, brezi im, e kemi përjetuar më shumë se vetëm aktivitet fizik e mendor. Nuk e përjetonim as si argëtim të kohës së lirë. Për ne ishte frymë shoqërore dhe sportistët ishin ata që ndërtonin krenarinë kombëtare dhe jepnin mesazhe të qarta politike për kundërshtarët e kohës. Ishte betejë dinjitetesh me ata që nuk e respektonin as ekzistencën tonë.
Qyteti i kampionëve, Mitrovica, gjithmonë ka dhënë sportistë shumë të mëdhenj në nivel vendi. Ajet Shosholli, si një ndër trajnerët më të suksesshëm që njeh Republika e Kosovës, ishte frymëzimi i të rinjve në fushën e futbollit. Ndërsa, Xhevdet Peci, ishte tmerri i ringut për kundërshtarët e tij.
Fatkeqësisht, sot, sporti dhe sportistët që dhanë aq shumë për Mitrovicën janë lënë tërësisht nën pluhurin e harresës. Ju garantoj që më kështu nuk do të jetë, sepse bashkë do ia kthejmë dinjitetin dhe krenarinë qytetit tonë.
FALEMINDERIT, sportistë të dashur.
FALEMINDERIT për atë që bëtë për Mitrovicën, për Kosovën.
Bashkë për Mitrovicën!/arbresh.info/

Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...