Bashkimi Evropian nuk kundërshton çfarëdo ndryshimi në përbërje të palëve negociuese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Peter Stano.
“Nuk i takon BE-së të zgjedhë bashkëbiseduesit e saj dhe përbërja e një delegacioni është përgjegjësi e secilës palë”, është shprehur Stano.
Sipas tij, pavarësisht se përbërja nuk imponohet, ai përmend edhe masat e kufizuara shkaku i pandemisë me COVID19.
“Duke pasur parasysh formatin e kufizuar të negociatave dhe rregulloret e rrepta COVID19 dhe masat paraprake të zbatuara horizontalisht në të gjitha institucionet dhe mjediset e BE-së”, deklaron Stano.
Ai dha edhe një sqarim në lidhje me pretendimet e palës kosovare për ndryshim të formatit të dialogut të nivelit të lartë.
“Të dy palët inkurajohen të sjellin njerëzit që konsiderohen më të dobishëm dhe më të përshtatshëm për diskutimet”, është shprehur Stano.
Koalicioni qeverisës sipas politikologëve aktualisht nuk është i qëndrueshëm pikërisht për shkak të negociatave me Serbinë.
Partitë akuzojnë njëra tjetrën për përfaqësim jo të denjë, dhe diskrecion në temat e shtruara.
Së fundi, ka patur disa takime të liderëve të koalicionit në lidhje me shqetësimet e ngritura për marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë dhe vazhdimin e negociatave të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.
Në këto polemika është përfshirë edhe presidenti, Hashim Thaçi, duke vlerësuar se sikurse problemeve ekonomike, edhe problemeve politike Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet t’i japin epilog përmes marrëveshjes finale me Serbinë./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit