Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë e ka dënuar sulmin ndaj ekpit të Klan Kosovës sot në Zupç të Zubin Potokut.
Makina e ekipit medial është gjuajtur me gurë nga persona të armatosur, ka njoftuar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
Zyra e BE-së ka dënuar këtë sulm ndaj ekipit të mediumit dhe sulmeve tjera që kanë ndodhur në veri së fundmi ndaj gazetarëve.
“Ne e dënojmë fuqishëm sulmin e sotëm ndaj ekipit të Klan Kosovës në Zubin Potok dhe u urojmë atyre shërim të shpejtë. Ky dhe incidentet e mëhershme që e prekin punën e mediave janë të papranueshme. Mediat kanë cdo të drejtë që të raportojnë. Siguria e tyre nuk duhet të rrezikohet”, thuhet në reagim.
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...