Mosmarrëveshja rreth targave të veturave duket një arsye e pamundur për vendosjen e trupave në gatishmëri dhe për t’u përplasur me partnerët ndërkombëtarë.
Por Serbia dhe Kosova aktualisht po e bëjnë pikërisht këtë, shkruan BBC.
Sipas këtij mediumi britanik këmbëngulja e Kosovës që banorët etnikë serbë duhet t’i dorëzojnë targat e tyre të lëshuara nga Serbia po i tensionon marrëdhëniet me mbështetësit e saj kryesorë ndërkombëtarë, BE-në dhe Shtetet e Bashkuara, transmeton arbresh.info.
Trupat paqeruajtëse të KFOR-it të NATO-s po shtojnë patrullimet në rast të ndonjë incidenti. Dhe ministri i mbrojtjes i Serbisë thotë se trupat e tyre po qëndrojnë pranë “për të mbrojtur të gjithë qytetarët e Serbisë, përfshirë serbët në Kosovë”.
Menjëherë pas mesnatës së të martës, policia e Kosovës filloi të jepte vërejtjet e para me shkrim, pasi afati për ndërrimin e targave kishte skaduar.
Pranuesja e parë ishte një grua e ardhur nga Serbia përmes pikës së kontrollit në Jarinje, në veri të Kosovës.
Njoftimi i policisë paralajmëronte se ajo duhet të hiqte targat e lëshuara nga Serbia nga makina e saj deri më 21 nëntor, ose do të përballej me gjobë.
Por shoferja kundërshtoi, duke thënë se ajo do të priste të dëgjonte nga qeveria e Serbisë përpara se të bënte ndonjë ndryshim.
Duket se ka pak mundësi që Beogradi të ndryshojë qëndrimin e tij.
Aty thuhet se serbët e Kosovës kanë çdo të drejtë të përdorin targa të lëshuara nga Serbia, duke reflektuar mosnjohjen nga Serbia të shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008./arbresh.info/
Drake shfaqet sërish me simbolin kombëtar shqiptar
42 aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundi...
Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa zona të Prishtinës
Sergio Ramos blen ish-klubin e tij Sevillan për 450 milionë ...
Rama nis vizitën zyrtare në Izrael, kjo është agjenda për so...
Masakër në një ndeshje futbolli në Meksikë, të paktën 11 të ...