Bayram priti delegacionin turk, diskutojnë për projektet në mes Kosovës dhe Turqisë në fushën e sigurisë

17:26 | 1 Korrik 2020
Arbresh.info

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Yildiray Bayram priti në takim atashet policore nga ambasada e Republikës së Turqisë, Sedat Sarkiaya si dhe kolonel Sinasi Guclu.

Në këtë takim u diskutua për projektet që priten të realizohen në mes shtetit të Kosovës dhe shtetit të Turqisë në fushën e sigurisë.

Në fund të takimit Bayram falënderoi të pranishmit për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm që shteti i Turqisë ka bërë për Kosovën në vazhdimësi, e në veçanti në sferën e sigurisë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale