Ajnishahe Halimi dhe Arben Gecaj tashmë pjesë e partisë më të re në Kosovë , Fraksion +, gjatë ditës së sotme janë takuar me deputeten e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupin, me shumë gjasë për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet dy partive.
Me këtë bashkëpunim, ndërmjet Halimit dhe AAK-së, pritet forcimi i kësaj të fundit në rajonin e Drenicës, pasi dihet që Halimi sa ishte deputete e VV-së, i ka sjellë shumë vota kësaj të fundit nga ky rajon, shkruan Inlajm.
Halimi dhe Gecaj, muaj më parë janë larguar nga Lëvizja Vetëvendosje pas disa konfrontimeve me drejtuesit e partisë.
Në takim ishte i pranishëm edhe Ali Berisha i AAK-së.
Takimi ka ndodhur në Pejë, pak orë pasi Fraksion + ka dalë publikisht si partia më e re në Kosovë, e udhëhequr nga Fatos Aliu, vëllai i Liburn Aliut.
U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Teksas/ Rrëzohet aeroplani me 5 persona në bord, asnjë i mbi...
Në Prishtinë mbahet punëtoria “Me art kremtojmë Evropën” me ...
Parashikimi i motit për sot
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
Parashikimi i motit për vikend