Banorët e Hades dhe Forumi për Iniciativa Qytetare organizojnë sot protestën si reagim i banorëve të Hades ndaj rrënimit të disa themeleve të shtëpive për të cilat Inspektorati i MMPH-së ka vlerësuar se janë ndërtuar pa leje.
Protesta do të mbahet para Ministrisë për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, duke filluar nga ora 13:00.
“Banorët e Hades dhe Forumi për Iniciativa Qytetare organizojnë protestën si reagim i banorëve të Hades, familjet e të cilëve për vite me radhe, që nga 2004-ta kur ka filluar zhvendosja e dhunshme, ballafaqohen me shkeljen e të drejtave të tyre, kushtet më të rënda mjedisore ekonomike, që po rrezikojnë edhe jetët e familjeve të tyre”, thuhet në njoftimin për media.
Në një aksion të përbashkët me Komunën e Obiliqit dhe Policinë e Kosovës, Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit rreth një javë më parë shkatërroi disa themele me gjithë revoltën dhe konfrontimin me banorët e këtij fshati.
Austria përshëndet formimin e Qeverisë së re: Tash Kosova mu...
Bruksel, Komisioni Evropian nën hetim për shitje të pasurive...
Artmotion në kulmin e sezonit – dy shtëpi, nominimet e fundi...
Stalla përfshihet nga flakët në Vlorë, digjen 22 lopë e viça
Lëshohet për qarkullim rruga Pejë – Prishtinë, që ishte e bl...
Aksident mes kamionit dhe veturës në Klinë, pesë të lënduar