Banka Ekonomike të premten ka hapur edhe një degë të saj në Ferizaj.
Në ceremoninë hapjes zëvendësdrejtori i kësaj banke, Arijan Haxhibeqiri ka thënë se kjo bankë është model në vend.
“Jemi rritur së bashku me ju, sot Banka Ekonomike përfaqëson një model të rëndësishëm të Institucionit financiar në Kosovë”, ka thënë ai.
Haxhibeqiri ka shtuar gjithashtu se ofrimi i shërbimeve me të mira për klientë është synimi i Bankës.
“Secili ka stafi që punon këtu pasqyron fytyrën e Bankën tonë, kjo është ajo që ne si menazhment i bankës duam ta apostrofojë dhe t’i ndihmojmë klientët tanë e tu ofrojmë shërbime sa më të mira”, ka shtuar ai.
Ai po ashtu ka thënë se “Jemi këtu se bashku për 19 vite dhe do të qëndrojmë bashkë edhe për shumë vite të tjera”, ka thënë zëvendësdrejtori i Bankës Ekonomike.
Gjatë ditës Banka Ekonomikë do të bëj hapjen edhe të një nëndege në komunën e Kaçanikut./arbresh.info/


Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...