Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka deklaruar, bashkë me bashkëshortin, një banesë të blerë mbi 59 mijë euro, një garazh 6,000 euro, një shtëpi 170 mijë euro, tokë 35 mijë euro, dy banime në varg – njëra e përbashkët në vlerë 190 mijë euro dhe tjetra 510 mijë euro, e blerë në Australi.
Në emrin e saj, Osmani ka deklaruar një tokë të cilën e ka blerë për 35 mijë euro në vitin 2016.
Në deklarimin që e ka bërë të ditur Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit të mërkurën, në blerjen e pronës prej mbi gjysmë milioni euro në Australi, Osmani ka arsyetuar se ajo është blerë me para nga “shitja e shtëpisë në Australi në pronësi të bashkëshortit, shitja e shtëpisë së prindërve të tij (vlera e trashëgimisë), kursime, hua familjare”.
Ajo ka pasur të ardhura neto vjetore prej 33,104 euro, ndërsa nga mëditjet për udhëtime zyrtare ka përfituar mbi 11,500 euro.
Bashkëshorti i saj ka raportuar pagë vjetore prej 11,068 euro, të ardhura nga qiraja në Australi prej 12,500 euro, si dhe mbi 19 mijë euro nga një vendim gjyqësor në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Ajo ka deklaruar po ashtu një veturë në vlerë 10 mijë euro, në pronësi të bashkëshortit. Ndërsa edhe dy kredi: një 40 mijë euro dhe tjetra 16 mijë euro./Arbresh.info
New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin
Aksioni kundërkorrupsion me shtatë të arrestuar, Prokuroria ...
Edi Rama: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë – na...
Napoli i Rrahmanit në finalen e Superkupës së Italisë, mund ...
Haradinaj: Nuk flas më si opozitar, por si qeveritar i nesër...
Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI-së dhe Policisë, arrest...