Banesën e njëjtë ia shiti dy personave, arrestohet gjilanasi

10:19 | 26 Shkurt 2023
A Z

Një rast i mashtrimit ka ndodhur në Gjilan.

Policia njofton se një person ia ka shitur banesën e njëjtë, në periudha të ndryshme kohore, dy personave.

I dyshuari pas arrestimit, është intervistuar dhe e ka pranuar veprën.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

“MASHTRIM- Rr. Idriz Seferi , Gjilan NN.2014 – N:N. Me 25.02.2023-15:45, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka shitur banesën e njëjtë, në përudha kohore të ndryshme, dy viktimave meshkuj kosovar. Gjatë intervistimit i njëjti ka pranuar veprën në tersi dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar ne mbajtje”, thuhet në raport.