Pas dështimit të 17-të për të arritur një marrëveshje, Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për mungesën e interesit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Bajrami komentoi propozimin e fundit të deputetit Dehari për mbledhje më të rralla të Kuvendit, duke thënë se kjo tregon një interes të ulët nga ana e LVV-së.
“Po e filloj me propozimin që dha zoti Dehari që, nëse pajtohemi, të mblidhemi një herë në javë dhe jo çdo 48 orë. Ne këtë e shohim si indikacion shtesë që Lëvizja Vetëvendosje nuk është absolutisht e interesuar për konstituimin e Kuvendit,” tha Bajrami.
Ajo e cilësoi si një problem të theksuar situatën e bllokuar, ku LVV ka reduktuar mungesën e institucioneve në një problem të mbledhjeve të shpeshta të deputetëve, ndërkohë që kërkesa për një zgjidhje ka mbetur pa përgjigje.
“Sigurisht që u refuzua një kërkesë e tillë”, tha ajo. “Me të vërtetë është fatkeqësi që pas 17 ditësh u mblodhëm dhe nuk arritëm asnjë hap përpara,” theksoi Bajrami./rtk
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër