Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se janë në gjendje të votojnë qeverinë të cilën e propozon Albin Kurti edhe pa asnjë marrëveshje për koalicion.
Bajrami në një reagim në profilin e saj ka thënë se janë në gjendje ta bëjnë një gjë të tillë nëse iu duken shumë kërkesat e LDK’së.
“Nëse ju duken te padrejta kërkesat tona, ne kemi 28 vota për qeverinë Kurti pa marre asnjë post. Kemi me e votuar secilin ligj dhe vendim qe është ne te mire te vendit tone”, ka shkruar Bajrami.
Ajo ka thënë se duhet sqaruar gjërat, sepse ose mund të jenë partner ose jo.
“Ose jemi partner në qeverisje ose s’jemi”, ka shtuar ndër të tjera ish-ministrja e Tregtisë dhe Industrisë.
https://www.facebook.com/hykmete.bajrami/posts/1490121207803322
Nga një muaj paraburgim për tre zyrtarët e komunës së Prisht...
Prokurorja Pula: Të gjithë kandidatëve për deputet që u janë...
Ulutash pret zëvendëskomandantin e AJFC të Napolit, flasin p...
34 fusha në 4 vite – FFK përmes një videoje zbulon fushat e ...
Debat mes ‘treshit përsheshit’, Klodi i kthehet ashpër Elijo...
Nagavci çon në Prokurori procesin e zgjedhjes së Drejtorit t...