Deputeti Haxhi Avdylit, e quajti Isa Mustafën komunist pas kritikave që dha drejt Vjosa Osmanit, duket se ka dhe një tjetër acarim.
Ndaj tij ka reaguar Bajram Gecaj, shef i kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu.
Në një shkrim në Facebook ai i ka quajtur të pabesë Vjosa Osmanin dhe Haxhi Avdylin.
“Institucioni ynë kombëtar i BESËS SHQIPËTARE është ndërtuar mu për shkak të pabesëve si Vjosa Osmani e Haxhi Avdyli”, ka shkruar ai ne Facebook.
Debati u nxit pasi Mustafa ka folur rreth statusit të Vjosa Osmanit, ku e kishte quajtur si njeri që nuk ka asnjë pikë njerëzillëku.
Mustafa tha se gjuha të cilën e kishte përdorur Osmani është gjuhë e komunizmit të Enver Hoxhës dhe sipas tij, asaj që i është ofruar përparësi maksimale në LDK është shprehur me një gjuhë shumë e rëndë./Telegrafi/
Aksion i madh në Çarshinë e Gjatë në Pejë, cak argjendaritë
Mbrojtja e Selimit: Selimi duhet të shpallet i pafajshëm, kë...
Mblidhet Komisioni për Integrime, shqyrton marrëveshjet ndër...
Reforma e inspektimeve/ Rama: Do të ketë certifikim, trajnim...
I burgosuri shqiptar vret një pakistanez në qeli, dënohet me...
Murati: Kurti i gatshëm të diskutojë me partitë për zgjedhje...