Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar për aksionet e PDK-së dhe LDK-së.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai tha se LDK sot e PDK dje po bëjnë gara me PSD çfarë “aksioni simbolik” kryejnë.
Bajqinovci shkroi edhe se çfarëdo që po bëjnë LDK e PDK ka bëre Vetëvendosja më herët.
Sot gjatë ditës, Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka organizuar sot një aksion përmes të cilit kanë shprehur kritikën e tyre për zhvillimet e fundit që ndërlidhen me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Në fletushka të shumta kanë shkruar se “kanë vdekur kauzat e Vetëvendosjes”.
Ky aksion i tyre vjen pasi Miroslav Lajcak ka lënë të kuptohet se në një farë forme Kurti është pajtuar që Asociacioni duhet të bëhet.
Lëvizja Vetëvendosje në krye me Kurtin historikisht ka qenë kundër Asociacionit. /arbresh.info/
lexo edhe:
“Kanë vdekur të gjitha kauzat e Kurtit e VV-së”, LDK vendos njoftime mortore
Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...
Eurodeputeti austriak uron Kurtin: Koha për një qeveri të që...