Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka inspektuar punimet për rivitilzimin e urës kryesore mbi lumin Ibër që po i bënë kompania “Jehona”, e cila është e kontraktuar për largimin e barrikadës dhe pastrimin e urës.
Bahtiri ka kërkuar nga përfaqësuesit e kompanisë “Jehona”, që të jenë të përgjegjshëm në kryerjen e punëve dhe njëkohësisht ju ka ofruar mbështetje të plotë në tejkalimin e problemeve që gjatë punës mund ti hasin.
“Ndonëse ky projekt është financuar nga BE-ja dhe i realizuar sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, ne jemi të interesuar që tani të mos ketë vonesa në realizimin e punëve përcjellëse. Ne si komunë i kemi plotësuar të gjitha obligimet tona dhe jemi të gatshëm të ofrojmë edhe më tutje mbështetje për përfundimin e punëve ashtu siç e parasheh edhe projekti ”, tha kryetari Bahtiri.
Qytetarët të cilët ishin aty e falënderuan kryetarin Bahtiri për angazhimin dhe përkushtimin e tij për të përcjellur në vazhdimësi punët në mënyrë që ura të lirohet sa më parë për qarkullim dhe lëvizje të lirë, transmeton Klan Kosova.
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...