Kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, ka thënë se është në prag të arritjes së një marrëveshje me Mitrovicën e Veriut për largimin e barrikadave që janë të vendosura në urën e lumit Ibër.
Ai ka deklaruar se do të takohet me palën serbe të martën me 25 gusht, që të nënshkruajë marrëveshjen për largimin e barrikadave nga lumi Ibër, që tash e sa vite po e ndajnë Mitrovicën.
“Të hënën do të takohemi që të merremi vesh për çështjet teknike të marrëveshjes ndërsa të martën do ta nënshkruajmë”.
Bahtiri ka thënë se barrikada do të largohet në tetor, dhe se për qarkullim do të jetë në dispozicion tek vitin tjetër, për shkak se ura mbi lumin Ibër do të rinovohet.
“Në tetor do të hiqet barrikada, ndërsa do të hapet për qarkullim të lirë të qytetarëve vitin tjetër. Kjo për shkak se ne duhet të bëjmë renovime, sepse barrikada e ka dëmtuar rrugën. Ne e kemi të gatshëm projektin. Ura do të ketë edhe trasë për biçiklistë”, ka thënë Bahtiri për Klan Kosova.
Kurti emëron Zef Morinën zëvendësministër të Infrastrukturës...
Shtyhet seanca për buxhetin 2026, opozita kërkon kohë
Murati: Ky është buxhet emergjence, do ta miratojmë një të r...
Edhe në Kuvendin e Maqedonisë propozohet Rezolutë në mbrojtj...
Buxheti 2026, Abdixhiku: Zoti i shpisë Kurti duhet të jetë n...
“Jo direkt votim”, PDK kërkon diskutim për buxhetin 2026