Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli bashkë me kandidatët për deputetë të kësaj partie mbajti takim me qytetarë dhe strukturat partisë në Mitrovicë.
Qëllimi i këtij takimi të sotëm ishte edhe prezantimi i kandidatëve për deputetë nga radhët e AKR-së.
Hapjen e këtij takimi e bëri zëvendëspresidenti i AKR-së dhe njëherësh kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Ai ka thënë se asnjëherë nuk i ka tradhtuar qytetarët e Mitrovicës.
“Ky vend dhe post i jemi si kryetar i komunës nuk ka pas më të vendosur dhe më shumë se që ju ka dëgjuar juve”, është shprehur Bahtiri.
Ai ka thënë se njerëzit që e duan vendin nuk do të mund t’i frikësojë askush.
“Njerëzit e devotshëm që e duan vendin dhe punojnë pa asnjë cent nuk ka që i frikëson as SHIK e as njeri i gjallë”, deklaroi i pari i Mitrovicës.
Bahtiri tha se nuk ka ardhur të kërkojë votës pasi e di që e ka mbështetjen nga qytetarët.
Më tej ai ka thënë se AKR ka marrë pikat kryesore për zhvillimin e vendit.
“AKR ka marrë pikat kryesore të Qeverisë së Republikës së Kosovës për zhvillimin ekonomik, kush din ma mirë të udhëheqë ekonominë sa sa një njeri që njihet në gjithë boten si lider i biznesit”, ka thënë ai.
“Ai ka thënë se AKR është fituese e zgjedhjeve, sepse e ka gjet parterin më meritor, dijes shkencës kulturës dhe neve të biznesit, të zhvillimit ekonomik atëherë kompletohet një qeveri që punon për ju dhe fëmijët e juaj”, ka përfunduar ai./Arbresh.info.
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates
Trafikonte armë zjarri në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari nga ...
Aksion në Prishtinë, 15 gjoba për shitësit ilegalë
I kërkuar në të gjithë Europën, arrestohet shqiptari në Ital...