Babai e lajmëron Policinë pasi dyshohet se iu dhunua vajza

11:45 | 7 Nëntor 2020
A Z

Të premten një person në Prishtinë e ka lajmëruar rastin në Polici pasi që dyshohet se iu është dhunuar vajza e mitur.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, dëshmitari kosovar ka njoftuar se i dyshuari ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”.