Azem Sylës i zgjatet paraburgimi, mbrojtja dërgon ankesë në Apel

15:24 | 22 Nëntor 2016
M. A.

Azem Sylës i është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj, njofton Klan Kosova.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar avokati i tij, Tomë Gashi, që ka thënë se kanë dërguar ankesë në Gjykatën e Apelit.

Syla tash në bazë të aktvendimit të ri do të vazhdojë të jetë në paraburgim deri më 18 janar 2018.

Ai është i akuzuar se ka udhëhequr një grup kriminal prej 38 vetave, kurse rasti njihet si “Rasti Toka”.

Shpërndaje në rrjete sociale