Avokati Tomë Gashi ka kërkuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës që të përshpejtojë hetimet për rastin e aktivistit të VV’së, Astrit Deharin.
Gashi ka shkruar në Facebook se kanë kaluar 201 ditë që kur Prokuroria Speciale e ka marrë rastin e Astrit Deharit për t’a hetuar.
“Kanë kaluar 1293 ditë ( 3 vite e 6 muaj dhe 16 ditë) nga vrasja e aktivistit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, dhe më shumë se 201 ditë prej kur Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK)ka marrë në kompetenc rastin e vrasjës së Astrit Deharit.
PSRK duhet të përshpejtoj hetimet dhe të identifikojë vrasësit, shtytësit në vrasje dhe ata të cilët e fshehen vrasjen për 1293 ditë”, ka shkruar Gashi.
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një takim që ka pasur me Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksander Lumezin, kishte theksuar nevojën e riangazhimit të Instituti zviceran, përmes mundësisë së vizitës së tyre në Kosovë për të bashkëpunuar me Prokurorinë Speciale dhe për të zbardhur gjitha rrethanat për rastin Dehari, gjë për të cilën u njoftua se në qershor të këtij viti është planifikuar që përfaqësuesit e Institutit Zviceran të vijnë në Kosovë.
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...