Avni Dehari lëshon sallën e Kuvendit, Kurti: Njeriu që ka duruar gjithçka, pafytyrësinë e deputetit Berisha nuk mundi

12:03 | 23 Shkurt 2023
A Z

Deputetja e VV-së, Tinka Kurti tregon se Avni Dehari e ka lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës.

“Avni Dehari e lëshoi sallën. Njeriu që ka duruar gjithçka, pafytyrësinë e deputetit Berisha nuk mundi”, ka shkruar ajo në Facebook.

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka përmendur në seancën e sotme vëllezërit Dehari dhe kjo ka bërë që Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, t’i godasin tavolinat.

Ai tha se nuk është në interesin e Vetëvendosjes e as Qeverisë zbardhja e rastit të Astrit Deharit, sipas tij Vetëvendosja i ka përdorur këto raste për qëllime politike.

Shpërndaje në rrjete sociale