Kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi, ka shprehur mllefin e tij për KEDS-in, pasi sipas tij po kategorizon qytetarët në qytetarë të rendit të parë dhe qytetarë të rendit të dytë.
Sipas Arifit, KEDS-i sja hoqi “zullumin” lagjes Kodra e Trimave.
“Deri kur njerëzit e kësaj lagje do të trajtohen si qytetarë të rendit të dytë dhe me çfarë të drejte”, shkruan ai në llogarinë e tij në Facebook.
Lexo postimin e plotë:
QYTETARËT E KODRËS SË TRIMAVE TË URRYER NGA KEDS-i
“KEDS-i vazhdon të kategorizoj qytetarët në qytetarë të rendit të parë dhe qytetarë të rendit të dytë. Kurrë KEDS-i sja hoqi “zullumin” lagjes Kodra e Trimave. Tërë ditën e djeshme, mbrëmë dhe gjatë tërë natës lagja Kodra e Trimave u ballafaqua me reduktime të ashpra të energjisë. Deri kur njerëzit e kësaj lagje do të trajtohen si qytetarë të rendit të dytë dhe me çfarë të drejte??? Nuk është e tepërt të thuhet se në shumë fusha e posaqërisht në energji kjo lagje trajtohet ende si në kohën e Millosheviçit. Plani C për rrymë (siç më tha kujdestaria e KEDSIt) ndonëse ilegale aplikohet ekskluzivisht në këtë pjesë të qytetit sa herë që ka mungesë energjie. E Qeveria i mbyllë sytë para një horrori të tillë. Duhet një ditë me u ndal ky segregacion i pandershëm”, shkruan ai.
Çështja e presidentit, Nagavci: Kurti po vazhdon angazhimet ...
MINTI gjobit KEDS-in për njehsorë me afat të skaduar
Nis mbledhja e Kryesisë, në rend dite caktimi i seancës së r...
Ministri i Jashtëm i Belgjikës nis vizitë 6-ditore në Ballka...
Janë anuluar seancat e planifikuara për këtë javë në gjyki...
SHBA dhe Irani mund të rifillojnë bisedimet këtë javë