Mediat serbe kanë raportuar sot se shefi i ekipit negociator të Prishtinës, Avni Arifi, si dhe drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, do të takohen nesër në Bruksel në kuadër të fillimit të dialogut teknik mes Prishtinës dhe Beogradit.
Agjencia e lajmeve “Tanjug” duke iu referuar burimeve të veta, raportoi sot se ky takim i cili do të zhvillohet në Bruksel, do të jetë nën ndërmjetësimin e drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, si dhe zëvendësdrejtore menaxhuese në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm, Angeline Einhorst, shkruan lajmi.net.
Mirëpo këto raportime i ka demantuar vetë shefi i ekipit negociatior të Kosovës, Avni Arifi.
Ai në një prononcim për lajmi.net ka thënë se një takim i tillë nuk është në plan të zhvillohet dhe nuk ka diçka të vërtetë nga këto raportimeve të mediave serbe.
Ndryshe, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksander Vuçiq, do të zhvillojnë një takim të dielën në Bruksel në kuadër të fillimit të raundit të ri të bisedimeve Prishtinë- Beograd.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...