Analisti Faton Abdullahu mendon se qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti nuk do të jetë edhe gjatë në pushtet. Në këtë mënyrë, sipas tij, qeveria e përçarë, po mendon të bëjë veprime të cilat do të mund t’i sillnin partisë vota në zgjedhjet e ardhshme.
“Po më duket se kjo qeveri mbase që nga fillimi është duke punuar ‘sot për nesër’, nuk e ka idenë e aq më pak strategjinë se si të zhvillojë politika afatgjate dhe efikase”, thotë Avdullahu.
“Këto shkarkime që janë të përcudnume, që për mu vështirë me i shpjeguar përveç me faktin se kemi të bëjmë me reagime të qeverisë e cila reagimet që i bën sot mendon se si do të reflektohen për efekte partiake nesër. Këtu e ka hallin kjo qeveri”, theksoi ai në emisionin “DPT te Fidani” në T7.
“E ka nuhatur që nuk do të shkojë gjatë prandaj bën veprime që do t’ua sheh hajrin të nesërmen kur bëhet gati për qeverisje tjetër, apo për të shkuar në zgjedhje”, shtoi ai.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim