Kryeministri Avdullah Hoti tha se ish-bashkëpartiakja e tij, kryeparlamentarja Vjosa Osmani e ka derën çelë në LDK.
Hoti, nga pozita e nënkryetarit të partisë, vend të cilin ia zu Osmanit, u tregua zemërgjerë për të gjithë ata që kanë dalë nga LDK-ja dhe që, sipas tij, pendohen e duan të kthehen.
Në pyetjen e Besim Dinës në “Oxygen” se pse “e lanë Vjosën me shumë vota të ikë nga partia”, Hoti u shpreh se nuk e di arsyen ende.
“As vetë s’e di. E kemi mbështetë të gjithë, por secili e zgjedh rrugën e vet. Plot janë kthyer në LDK, pas një kohe ka me u kthye edhe kjo sigurisht. I kemi pranuar të gjithë, edhe ata që kanë shkuar në parti tjera, edhe ata që kanë pauzuar”. Vjosa e ka çelë derën. Kurdo që pendohet njeriu mirë është”.
Ndërkaq, për Albin Kurtin tha se për shkak të LDK-së u bë kryeministër, por se pse e shkarkoi derisa ishte zëvendës i tij, Hoti s’e di se çfarë ndodhi.
“Në opozitë kemi punuar që t’i bëjmë më institucionalë. Edhe në qeveri i kemi ndihmuar që mos me bë lëshime.
Kryeministri Kurti e pret Ramën me ceremoni solemne në Qever...
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...
BE pjesëmarrëse në takimin e Bordit të Paqes
Rama: Po ua tregoj një sekret, Osmani u kërcënua dy vjet nga...
Gjyqi në Hagë, Rama: Drejtësia po dëmton Kosovën dhe luftën ...