Ministri kosovar i Financave, Avdullah Hoti, priti sot në takim njoftues ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell, ku biseduan lidhur me thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.
Me këtë rast, ministri Hoti duke i uruar detyrën e re ambasadorit O’Connell e falënderoi edhe për mbështetjen e përhershme të Britanisë së Madhe që i ka dhënë shtetit të Kosovës.
Ministri Hoti gjithashtu e njoftoi Ambasadorin O’Connell për pjesëmarrjen në konferencën e fundit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim e mbajtur në Gjeorgji si dhe theksoi rëndësinë e qasjes së sektorit privat kosovar në institucionet financiare ndërkombëtare e cila do të ketë ndikim të madh në zhvillimin ekonomik të vendit, tranmseton kp.
Ai gjithashtu e njoftoi ambasadorin edhe për planin Zhvillimor të Qeverisë së Kosovës si dhe për përkushtimin e kësaj Qeverie për parandalimin e ekonomisë joformale.
Ndërsa, ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Kosovë Ruairí O’Connell, duke falënderuar ministrin Hoti për pritjen, shprehi gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet e Kosovës, me theks të veçantë luftimin e ekonomisë joformale si dhe në inkurajimin e investimeve të jashtme në Kosovë./arbresh.info/
Fischer mbron ndërhyrjen në Kosovë më 1999: E fajësoj veten ...
Luani pozon me nusen te kulla e Haradinajve, te shtëpia e ba...
Ronaldo: Po afrohet fundi i karrierës sime, dua të shijoj çd...
Trafik i rënduar në aksin Tiranë–Elbasan, vonesa dhe vështir...
Irani i dërgon ShBA-së propozimin e fundit në negociatat për...
Shkroi në veturën kosovare “Kosova është Serbi”, dënohet një...