Milan Radojeviq kandidati i Listës Serbe për kryetar të Mitrovicës së Veriut i fitoi zgjedhjet e 29 nëntorit. I njëjti për këtë pozitë kandidoi sa ishte zëvendësministër i Punëve të Brendshme. Dje kryeministri Avdullah Hoti mori vendim për lirimin e tij nga kjo detyrë, teksa nga Qeveria konfirmuan për Express, se kjo u bë me kërkesë të tij.
“Ai është liruar nga detyra sepse ai është zgjedhur kryetar i komunës së Mitrovicës së Veriut. Për të marr detyrën e kryetarit të komunës ai duhet te lirohet nga detyra e zv/ministrit të Punëve të Brendshme. Është procedurë e rregullt sepse në raste të tilla është e paraparë me ligj” ka thënë zëdhënësja e Qeveria, Antigona Baxhaku për Express
E këtë kërkesë ai e ka bërë përmes një letre dërguar kryeministrit.
“Përndryshe ai përmes një letre i ka kërkuar KM-së të lirohet nga detyra e zv/ministrit që të mund të marr detyrën e kryetarit të komunës”, ka thënë më tutje ajo.
Në ndërkohë në zgjedhjet e 29 nëntorit, Milan Radojeviq nga Lista Serbe doli fitues në Mitrovicën e Veriut me 89.5% të votave.
Ai lë pas kandidatin e VV-së, Erden Atiq me 4% të votave dhe atë të PDK-së, Florent Azemi me 3.6%.
Rama njofton: Ora e parë mësimore më 16 shkurt kushtuar UÇK-...
EKSKLUZIVE – MPB shkarkon 15 ish-roje serbë të urës në Mitro...
Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së si...
Publikohen pamjet e para nga sulmi tragjik në Kanada, ku 9 p...
Sulmi me armë në shkollën kanadeze/ Begaj: Dënojmë aktet e d...
Lirohet nga arresti mësimdhënësi që ushtroi dhunë ndaj nxënë...