Një autobus i një kompanie nga Kosova ka mbetur i bllokuar nën një nga nënkalimet më të njohura në Zagreb, në rrugën Miramarska.
Sipas index.hr, autobusi dykatësh, me një lartësi prej katër metrash, ka tentuar të kalojë nën një nënkalim që është vetëm 3.65 metra i lartë.
Sipas dëshmitarëve, situata u zgjidh brenda rreth 20 minutash, kur shoferi arriti me kujdes ta tërhiqte automjetin mbrapsht.
“KËTË MËNGJES, një tjetër autobus ngeci përpara nënkalimit më të famshëm në Zagreb, atij në rrugën Miramarska. Këtë herë, një shofer autobusi me dy kate u përpoq të kalonte nën nënkalimin me lartësi 3.65 metra. Nuk është çudi se si përfundoi. Një autobus me targa të Kosovës mbeti i bllokuar nën nënkalimin në korsinë e majtë. Për shkak të gjithë kësaj, pati një bllokim të madh trafiku në korsinë e djathtë”, shkruan mediumi.


Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...