Austria uron Kosovën për Pavarësi: Kemi marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe, politike dhe ekonomike

17:04 | 16 Shkurt 2022
A Z

Presidentja  Vjosa Osmani, me rastin e 17 Shkurtit, ditës së pavarësisë së shtetit, ka pranuar telegram urimi nga presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen.

“Austria dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe, politike, ekonomike, shkencore dhe shkëmbime kulturore. Pavarësisht pandemisë, vizita juaj, zonja Presidente, dhe disa vizita në nivel qeveritar e kanë thelluar më tej këtë bashkëpunim përgjatë vitit 2021”, thuhet në telegramin e presidentit Van der Bellen.

Presidenti austriak në telegram ka theksuar se mirëpret dhe mbështet miqësinë dhe partneritetin e rëndësishëm ndërmjet dy vendeve.

Bashkëngjitur gjeni telegramin e urimit./arbresh.info/