Ndonëse në mbarë botën sot po shënohet Dita Botërore e Humanitetit, në Kosovë nuk ka pasur asnjë aktivitet, qoftë edhe simbolik, i cili do ta shënonte këtë ditë.
Dy shoqatat humanitare më të mëdha në vend, “Nënë Tereza” dhe “Kryqi i Kuq” i Kosovës, u arsyetuan se veprat humanitare duhet bërë çdo dit, dhe jo vetëm në këtë ditë.

Edhe pse nëpër komuna të ndryshme ku shtrihen këto shoqata ka pasur ndonjë aktivitet, bëhet fjalë për aktivitete në vazhdimësi dhe jo të destinuara për këtë ditë.
Përfaqësuesi i shoqatës “Nëna Terezë”, Zef Shala, tha se kjo shoqatë ka aktivitete në kontinuitet dhe jo të destinuara vetëm për këtë ditë.
Ndërkaq, sa i përket asaj se a janë kosovarët më humanitarë ditët e sotme apo në të kaluarën, Shala u shpreh se humaniteti në të kaluarën ka qenë dukshëm më i shprehur.

“Sprovat kanë treguar që sidomos kosovarët kanë qenë më human në vështirësi. Në vitet e 90-ta, atëherë kur është themeluar kjo shoqatë, kur kemi pasur aksionin familja ndihmon familjen, fshati fshatin, qyteti qytetin, humaniteti ka qenë më në shprehje”, tha Shala.

Kurse, Antigona Sopjani, nga “Kryqi Kuq” i Kosovës, mendon ndryshe nga përfaqësuesi i “Nënë Terezës”.
Sopjani për KosovaPress tha se humaniteti tek kosovarët është rritur viteve të fundit, me rritjen e standardit jetësor. Por, njëjtë sikur shoqata “Nëna Terezë”, as “Kryqi i Kuq” nuk ka pasur ndonjë aktivitet shënues për këtë ditë, përpos atyre që janë në vazhdimësi.
E, qytetari Ismajl Berisha, mendon se të varfrit po lihen anash. Kjo për arsye se ende po merremi me çështje të njohura, si korrupsioni, krimi etj. Por shqetësuese sipas tij, është edhe keqpërdorimi i të varfërve që po bëhet, sidomos nga Shqipëria.

Berisha theksoi se shteti duhet të mundësojë që asnjë njeri të mos vuajë për nevojat elementare njerëzore dhe adresoi kritika ndaj tij pse s’po ndërmerr veprime pwr mposhtjen e varfwrisw.
Të këtij mendimi ishin edhe shumë qytetarë të tjerë, sipas të cilëve pushtetarët nuk po arrijnë të ngopen për vete, andaj edhe të varfrit po mbesin pa bukë të gojës.

18 raste me fruth në Shqipëri, përgjatë vitit 2025
Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...