Iniciativa e Presidentit Thaçi për ta themeluar ushtrinë pa ndryshime kushtetuese nuk po gjen mbështetje nga ndërkombëtarët.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sikurse edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, kanë shprehur shqetësimet e tyre rreth Projektligjit përmes të cilit synohet që vendi ta bëjë ushtrinë e saj.
Për këtë çështje e ka dhënë qëndrimin e tij edhe Daut Haradinaj, njëherësh kryetar i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Haradinaj insiston se krijimi i ushtrisë është e drejtë e pakontestueshme e Kosovës.
“Kjo është edhe pjesë e Planit Ahtisaari dhe duhet të ndodhë. Sigurisht se janë shumë të rëndësishme edhe qëndrimet e partnerëve tanë strategjik, siç janë SHBA dhe Nato, por kam përshtypjen se edhe ata duhet të ushtrojnë një ndikim më të madh që FSK-ja të transformohet sa më shpejt”, tha Haradinaj për Express të mërkurën.
Ai e bëri të qartë se krijimi i ushtrisë ndër të tjera është pjesë e paketës së krijimit të Kosovës së pavarur.
“Unë kam qenë vetë sponsorizues i një nisme për krijimin e ushtrisë vetë, dhe dua ta shoh krijimin e ushtrisë së vendit tim”, shtoi deputeti i AAK-së.
President i vendit Hashim Thaçi, pas reagimeve të ndërkombëtarëve për ushtrinë, ai e bëri të qartë se kthim mbrapa sa i përket kësaj çështjeje nuk ka. Për më tepër, ai sqaroi se bashkëpunim me Serbinë sa i përket ushtrisë, nuk do të ketë.
Mediat ndërkombëtare që shkruan për fjalën përmbyllëse të H...
Joan Laporta sulmon Real Madrid: Për një herë që nuk u dhuru...
“E përmbyllëm javën e Pavarësisë”, Haradinaj ngjitet në majë...
Shërbimi Sekret vret një burrë që u përpoq të hynte në pronë...
Drita shfrytëzon gabimin e Ballkanit dhe Prishtinës, merr kr...
Besnik Tahiri pret të rinj nga Shqipëria në Kuvend, thirrje ...