Studentët e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë bllokuar shkallët e këtij fakulteti sot.
Këtë ata e kanë bërë për t’i shprehur disa prej pakënaqësive të tyre në lidhje me menaxhmetin e këtij fakulteti për përgatitjen e afateve të rregullta të provimeve.
Prodekani për çështje arsimore, Valon Krasniqi, paraqitjen e provimeve ua kishte shkurtuar duke ua lënë më pak së një muaj.
Por, marrëveshja u arrit në takimin që u zhvillua në mes Këshillit Studentor, menaxhmentit të Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë dhe përfaqësuesve të studentëve protestues.
Sipas marrëveshjes studentët përsëri do të kenë afat 1 mujor që t’i paraqesin provimet duke filluar nga lëndët më të lehta dhe ato më të rënda.
Edhe pse afati 1 mujor nuk është i paraparë me statut apo vendime të tjera, ata thanë se kjo ka qenë praktike që është zbatuar gjithmonë në vitet e kaluara.
Po ashtu studentët kishin edhe disa kërkesa të tjera të cilat u pranuan, e ato janë rregullimi dhe lirimi i sallave të leximit të ORL-së, sepse nuk kanë kushte që i plotësojnë sa janë të nevojshme për lexim, afati u absolventëve që të bëhet çdo muaj, si dhe edhe rregullimin e bibliotekës.
Kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi nga 23 janari i vitit 2023, ku ata do të kenë afat deri me 23 shkurt t’i paraqesin provimin e fundit.
Kujtojmë që studentët e këtij fakulteti kanë protestuar për më shumë se dy orë duke bllokuar hyrjet dhe daljet të objektit ku gjendët Dekanati i Fakultetit të Mjekësisë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Studentët kanë paralajmëruar vazhdimin e protestës nëse nga menaxhmenti i Fakultetit nuk zbatohet marrëveshja e arritur./arbresh.info/
LEXO EDHE:
Pakënaqësi me prodekanin, studentët e Fakultetit të Mjekësisë protestojnë para objektit të Dekanatit
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...