Një person është arrestuar në Mitrovicë, nën dyshimin për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm.
Në raportin e Policisë së Kosovës, thuhet se i dyshuari i cili është pronar i një lokali në Mitrovicë, ishte duke luajtur se bashku me disa persona tjerë bixhoz të paligjshëm.
Si dëshmi materiale janë sekuestruar 3-TV, 2-printer për shtypjen e tiketave, dy shtëpiza kompjuterike, tiketa të paguara të lojërave të ndryshme, dhe 98 euro.
“Rr. Agim Ramadani Katana, Mitrovicë 06.08.2025–19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pronar i lokalit në dyshimin se i njëjti ishte duke zhvilluar-luajtur se bashku me disa persona tjerë bixhoz të paligjshëm. Si dëshmi materiale janë sekuestruar: 3-TV, 2-printer për shtypjen e tiketave, 2-shtëpiza kompjuterike, tiketa të paguara të lojërave të ndryshme, dhe rreth 98 €. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Kurti priti në takim drejtues dhe përfaqësues të organizatav...
Kryesia e PDK-së: Rruga e vetme janë zgjedhjet e reja
Libani ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Teheranin, dëbon...
Haxhiu merr pjesë në ekspozitën ‘Masakrat në Kosovë 1998 – 1...
OVL e UÇK-së: Hilmi Haradinaj me djemtë, i bënë ballë me gux...
Paraburgoset Zoran Stankoviq, i dyshuar për krime lufte në M...