Stacioni Policor në Rahovec me datën 22.11.2022 pas mbledhjes së informatave inteligjente lidhur me vendndodhjen e personit A. M., i lindur në vitin 1997, është arritur të bëhet arrestimi i tij bazuar në Urdhërarrestin e lëshuar nga Gjykata për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve“ i dënuar me burgim në kohëzgjatje prej dy (2) viteve si dhe me dënim me gjobë 1000 €. I dënuari është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, parandalimit të rasteve kriminale dhe arrestimin dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të dyshuar, thuhet në njoftimin e policisë. /arbresh.info/
Rriten çmimet e biletave në pothuajse të gjitha linjat ndëru...
Tifozët shqiptarë që u arrestuan në Serbi dalin nesër para g...
Zbulohet një rast i kontrabandës së mallrave, sekuestrohen m...
Abdixhiku: E respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nu...
Policia me aksion kundër motoçikletave në Gjilan
SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena...