Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar arrestimin në flagrancë të Z.V., një person nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Sipas njoftimit, Z.V. akuzohet se nga data 1 mars deri më 19 mars 2025 ka shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit, E.H., duke kontraktuar borxhe me kushte abuzive.
Sipas hetimeve, Z.V. i kishte huazuar E.H.-së një shumë parash, duke i caktuar një afat të shkurtër për kthimin e borxhit. Pas vonesave në kthim, Z.V. vazhdoi të ushtrojë presion dhe kanosje mbi të dëmtuarin, duke kërkuar shuma shtesë për kamatë.
“I pandehuri Z.V., që nga data 01.03.2025 deri me datë 19.03.2025 e në vazhdimësi, në Prizren, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete, kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit E.H., në atë mënyrë që i dëmtuari me datë 01.03.2025 kishte huazuar nga i pandehuri një shumë të caktuar parash, me afat të kthimit prej tre-katër ditësh. I dëmtuari duke qenë në gjendje të rëndë financiare, nuk kishte arritur t’ia kthejë shumën e parave, duke kërkuar nga i pandehuri edhe dy ditë shtesë për kthimin e borxhit, ku i dëmtuari pas një jave ia kthen të hollat duke ia dhënë të dëmtuarit shumën e caktuar në emër të kamatës. Pastaj, i pandehuri pas një jave, në vazhdimësi përmes rrjeteve sociale, i bënë presione të vazhdueshme të dëmtuarit, duke e kanosur me qëllim të detyrimit të të dëmtuarit që të veproj në dëm të pasurisë së tij, duke i kërkuar shuma të tjera të parave në emër të kamatës. I pandehuri me datë 20.03.2025 takohet me të dëmtuarin nga i cili pranon shumën e caktuar në emër të kamatës, dhe arrestohet në flagrancë nga policia”, thuhet në njoftim.
Për të pandehurin e arrestuar, prokuroria ka parashtruar kërkesë për caktim të masës së paraburgimit./Arbresh.info
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...