Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën ‘’Nikë Prela’’ në Ferizaj, pas një mosëmarrëveshje, një person ka sulmuar me shufër metalike një person tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Sipas njoftimit të policisë, i lënduari është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa policët hetues të stacionit në Ferizaj janë vënë në ndjekje të përsonit të dyshuar, i cili ishte i njohur për policinë.
“Pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren , shikimit të kamerave të sigurisë, policët hetues kanë arritur që në ora 23:00 të lokalizojnë të dyshuarin, e më pas edhe ta arrestojnë atë, me dyshimin se i ka shkaktuar lëndime trupore personit tjetër’, thuhet në njoftim.
I dyshuari A.F ( M/K) i moshës 42 vjeçar është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore./Arbresh.info
Dënimet për vrasjen e Liridonës, familja Ademaj falënderon p...
Ylli i Man Cityt i vetëofrohet Barcelonës
Shoqata e Korrespodentëve: Të shtënat e mbrëmshme ishin një ...
Të shtëna me armë zjarri afër një Universiteti në ShBA, 9 pe...
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...