Stacioni policor në Ferizaj, sot në ora 03:00 të mëngjesit ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’Besim Rexhepi’’ në Ferizaj është një rast i lëndimit trupor.
Në lidhje me këtë policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet F.M (M.K) i moshës 19 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje i shkakton lëndime trupore personit tjetër me inicialet E.M (M/K) i moshës 20 vjeçar, i cili për ndihmë mjekësore dërgohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Lëndim i lehtë trupor’’. /arbresh.info/
Policia nis aksion ndaj motoçiklistëve në kryeqytet, masa të...
Irani i vendosur: Do të luftojmë deri në një fitore të plotë
27 vjet nga bombardimet, Kurti: Ndërhyrja e NATO-s hapi rrug...
PDK: Vendimi për KQZ-në hap rrugë për abuzime zgjedhore
Hadërgjonaj: Jemi të motivuar maksimalisht, besoj që kemi at...
Kurti pritet me tortë në Mitrovicë për ditëlindje