Është arrestuar një person dje në Ferizaj në rrugën “Zenun Beqa” pasi ishte në kërkim policor si i dyshuar për gjashtë vepra penale: tri raste ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge, një rast ‘’Sulmi’’, një rast ‘’Kanosje’’ dhe një rast ‘’Grabitje’’.
Gjatë kontrollit të të dyshuarit Sh.B., 40 vjeçar, i është gjetur një mjet i mprehtë (thikë).
Policia njofton se pas kompletimit të dokumentacionit, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme gjyqësore./Arbresh.info/
Qytetari gjen telefonin dhe portofolin të humbur, i dorëzon ...
“Sarajevo Safari” – Der Spiegel rikthen artikullin për Vuçiq...
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...