Policia e Kosovës ka njoftuar se një i dyshuar është arrestuar për vrasjen e 42 vjeçarit në Skenderaj.
Sipas njoftimit, në kërkim policor mbetet edhe një i dyshuar, shkruan Arbresh.info.
“Në cilësi të të dyshuarit është arrestuar i dyshuari H.I.,62 vjeçar të cilit i janë konfiskuar tri armë-revole, ndërsa në kërkim policor mbetet edhe një person tjetër i dyshuar”, ka njoftuar Policia.
Ndërkaq, bazuar në hetimet fillestare, policia thotë se të shtënat kanë ndodhur brenda një lokali në rrugën “Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj, ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara, ka humbur jetën viktima I.I., mashkull i moshës rreth 42-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.
Nga veprimet e deritanishme hetimore, Policia tha se është realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit ku është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë, një karikator me 30 fishekë e gjithashtu edhe 15 fishekë të një kalibri tjetër.
Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
“Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve së bashku me prokurorin e shtetit po vijojnë hetimet për arrestimin edhe të një personi tjetër të dyshuar si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti”, u tha në njoftimin e Policisë.
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...
BBC: Raportohet për sulme raketore në Teheran
Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, arrestoh...
Kryeministri britanik kërkon “zgjidhje të shpejtë” të konfli...
53 mijë euro dhe drogë të fshehur në mure, arrestohen 4 pers...